Pse ta mbaj maskën? Unë kam dhe burrin me COVID, mos mua anko mua… –

Një episod i pazakontë është shënuar në Tiranë në Dispancerinë e Sëmundjeve të Mushkërive, ku një grua e cila ishte infektuar me COVID shkoi të priste në radhë për të kryer një kontroll të mushkërive, duke rrezikuar qytetarët e tjerë që prisnin në radhë.

Gruaja e revoltuar thotë se nuk është faji i saj që mund të rrezikojë të infektojë edhe të tjerët, pasi mjekët e kanë sjellë në spital për të bërë kontroll për mushkritë.

Në videon dëgjohet teksa të pranishmit në korridoret e spitalit i thonë që të vendosë maskën, ndërsa ajo refuzon në mënyrë kategorike duke u bërë në këtë mënyrë rrezik për të përhapur infeksionin.

“Nuk e mbaj fare maskën deri sa më sjell mjeku këtu, për çfarë ta mbaj maskën? Tamponin kam 10 ditë që e kam bërë dhe kam dalë pozitive. E dini që është e ndaluar? Mjeku më ka sjellë këtu, doktoresha për të kontrolluar mushkrit. Mos mu anko mua fare, shko thuaji doktorëve. Fajin e kanë doktorët që sjellin mua të sëmurë me Covid për të ndejtur në radhë me ju. Ata më sjellin këtu në radhë, ata mjekët e kanë fajin që më sjellin këtu për të bërë skopi. Unë kam edhe burrin që mezi qëndron në këmbë dhe më kanë thënë për ta sjellë këtu”, tha pacientja”, tha pacientja e revoltuar.

 

https://youtu.be/2JL7U514C90

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *