Taulant Balla bën paralajmërimin e madh/ Ja çfarë do të ndodh ditën e nesërme

Ditën e nesërme në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit. Pas mbledhjes së zhvilluar së konferencës së kryetarëve mbi seancën e nesërme, Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar i PS, ka zbuluar detajet nga seanca.

“Ne kemi rënë dakord që kjo seancë të përbëhet nga tre pjesë, prezantimi i qeverisë dhe ministrave, më pas merren pyetjet, dhe më pas hapet debati që kul mon me momentin e votimit, qoftë për përbërjen e këshilli të ministrave qoftë për programin.

Ne kemi kërkuar që diskutimet të jenë pa limit, ndërkohë që opozita ka kërkuar që të ketë kohë 10 minuta për diskutimet. Do të ecet hap pas hapi për të votuar qeverinë e re që do të ketë vendi”, tha Balla. /korrieri

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *