Tërmet në Shkodër, dhe 2 lëkundje të tjera në këto vende, ja Magnitudat –

Tronditet toka shqiptare. Tre lëkundje të njëpasnjëshme janë regjistruar mëngjesin e sotëm në veri të vendit.

Tërmeti që është ndjerë më shumë ka qenë 17 km në veri lindje të Koplikut, dhe 28 km në veri të Shkodrës të dhënave të IGJEUM shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.

Ndërkohë dy të tjerët, konkretisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në VeriLindje të Koplikut.

Sakaq deri tani nuk raportohet se ka dëme në njerëz apo dëme materiale në zonat ku janë ndjerë lëkundjet.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *