Tragjedi e rëndë/ Shkoi për ta takuar, 28vjeçari vret të fejuarën, zbardhen detaje nga krimi makabër i infermieres –

Një tjetër tragjedi e rëndë. Një 23vjeçare është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj xheloz 28vjeçari Roman Vlasa.

Ana Fantaziu, 23 vjeç u qëllua për vdekje në shtëpinë e familjes kur i fejuari nisi të konfliktohej me prindërit e saj dhe nxori armën. 28vjeçari kishte ardhur për të takuar vjehrrit e tij në Moldavi më 12 shtator, por vizita përfundoi me vrasjen e të fejuarës, para se ai të kthente armën nga vetja.

Babai i vajzës së re tha se kishte pasur një debat mes familjes dhe Vlasa, i cili përshkruhej si “xheloz” nga miqtë e tij. Babai i Ana kishte dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë kur dhëndri i tyre i ardhshëm po i kërcënonte me armë. Por më pas dëgjoi dy të shtëna.

Policia gjeti më pas trupat e studentes së infermierisë dhe të të fejuarit të saj në shtëpinë familjare në fshatin moldav të Fundul Galbenei. Çifti njiheshin prej dy vjetësh para se të fejoheshin. Një mike i tyre tha: “Ata kishin pasur një marrëdhënie të bukur. Kishin qenë kohët e fundit për pushime në Rumani dhe aty i kishte propozuar për martesë.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *