“U shkëput, 3 sekonda rënie e lirë dhe pastaj goditja….”. Ishte brenda ashensorit që u rrëzua, gruaja tregon tmerrin e madh

Merita Sulaj, një prej grave që ka mbetur e plagosur nga përplasja e ashensorit, ka rrëfyer nga spitali 3 sekondat e tmerrit.

Sulaj ka rrëfyer për hetuesit e çështjes së kishte qenë për darkë në shtëpinë e kushërirës, kur rreth orës 23:50 kishte dalë prej aty dhe bashkë me dy vajzat e saj të mitura, 5 dhe 7 vjeçe dhe 5 persona të tjerë, kishin hipur në ashensor. Pasi kanë shtypur ‘zero’, kanë ndjerë një rënie për 3 sekonda, e cila në fund u shoqërua me një zhurmë të çuditshme të ashensorit duke përfunduar me një goditje të madhe.

“Sapo ashensori nisi të zbriste poshtë, kam dëgjuar një zhurmë të çuditshme ku edhe është shkëputur menjëherë duke rënë në gjendje të lirë. Kjo rënie zgjati 3 sekonda dhe ashensori ka ndaluar duke dhënë një goditje të madhe. Ndjeva një dhimbje te pjesa e këmbëve. Jashtë na nxorën familjarët tanë, hapën derën me forcë.”, tha gruaja e plagosur, e cila ndodhet ende në spitalin e Traumës duke marrë mjekim.

Tashmë i arrestuar ndodhet Dëfrim Shabani, tekniku i ashensorit, për të cilin prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ me afat 1 muaj.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *