“Unë jam Ajdin Mustafi…”. Babai i 28vjeçarit na copëroi shpirtin, tregon fjalët e fundit të të birit në Ambulancë… –

Një tragjedi e rëndë ishte vdekja e 28vjeçarit Ajdin Mustafi i cili gjeti vdekjen pasi ra nga ballkoni i hotelit në Tiranë,pasi kangjellat ishin të amortizuara.

“Dhimbja ime ishte e madhe. Fatmirësisht thash nuk ishte njeri që e hodhi, por ishte një tjetër dhimbje, një djalë 28 vjeçar që erdhi me pushime në Tiranë dhe të japë jetën nga pakujdesia, atëherë m’u shtua dhimbje më e madhe. Barrierat ishin të pa fiksuara dhe ky ishte shkaku i aksidenti”, tha babai i djalit.

MOMENTETE FUNDIT

Mes dhimbjes i ati rrëfen se në komisariatin nr.1 në Tiranë e kanë informuar se në momentin tragjik djali po pinte cigare në ballkon, i mbështetur me kurriz. Pesha e trupit dhe kangjellat e ndryshkura kanë bërë që i riu të rrëzohet nga kati i pestë i hotelit.

“E pinte cigarën! Për sa i përket komisariatit na thanë që po pinte cigare i mbështetur te kangjellat e hotelit në momentin që u rrëzua.

Ka qenë djalë i plotë, i mbushur, është mbështetur me shpinë në kangjellat e hoteli dhe barrierat nuk e kanë mbajtur.

Komisariati më ka thënë se ka qenë ora 14:40. Kur e pashë se kështu ka qenë ngjarja, dhimbja ime ka qenë në dy pjesë, rehatova shpirtin se djalin nuk e kishte shtyrë askush, por që një djalë 28vjeçar me ardh në Tiranë dhe me humb jetën për shkak të barrierave të pafiksuara ma shtoi dhimbjen.

Mua më kanë thënë që ka rënë sipër një veture së bashku me barrierat. Në ndihmë i ka shkuar pastruesja dhe një djalë i informacionit të cilët i takova më pas në komisariat.

Ai djali që e shoqëroi në ambulancë më tha se djali i shtrëngonte dorën dhe i thoshte: Unë jam Ajdin Mustafi! Unë jam Ajdin Mustafi!

Mua ai djali që e takova në komisariat më ka thënë që e ka dhënë jetën në spital. Me spitalin nuk kemi mundur me bisedu, por jemi drejtuar te morg pasi na interesonte ta sillnim djalin sa më shpejt në Kumanovë.”, shtoi babai.

 

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *