Zbulohet programi qeverisës i Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme, zbardhen 5 pikat kyçe, ja ç’parashikohet për… –

Një ditë para prezantimit në Kuvend, është zbardhur program qeverisës i PS për 4 vitet e ardhshme.

Programi është me 42 faqe, ku përcaktohen edhe 5 shtylla kryesore mbi të cilat do të fokusohet qeverisja përgjatë mandatit të saj 4vjeçar.

Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia.

Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.

Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve.

Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen.

Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Share:

Author: comrdanews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *