Vangjush Furrxhiu (1943-2001). Aktor, pedagog. Lindi ne Korce, me 24 mars. Mbaroi shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1966. Punoi si aktor ne teatrin “A.Z. Cajupi” te Korces*, deri ne vitin 1972 dhe me pas si pedagog dhe pergjegjes i katedres se regjisures, koreografise dhe menaxhereve te artit (1989-1992) ne Institutin e Larte te Arteve*.

Ne vitet 1992-1994 ka qene zevendesminister i Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, me pas punoi ne sektorin e kultures ne Prefekturen e Tiranes. Ka kryesor Shoqaten e Artisteve te Skenes per disa vjet. Aktrimi i tij u shqua per vertetesi ne misherimin e karaktereve te ndryshme, sidomos te atyre qe vinin nga shtresat sociale te nenpunesve e intelektualeve.

Ne vitet ’60-’80 ai realizoi disa karaktere origjinale ne menyren e shprehesise se tyre artistike, ku dalloi me rolin e Luanit ne dramen Njollat e murrme e Minush Jeros* (1969), me te cilin u vleresua me Kupen e Festivalit te Teatrove si Aktori me i mire. Fale vertetesise se lojes se tij, ky personazh mori jete, u be i besueshem ne raportin kontradiktor dhe dramatik qe ai kishte ndaj lirise dhe privatesise se njeriut nen diktature dhe kuptimit disi ndryshe te tyre, duke i dhene me shume domethenie asaj cka personazhi perfaqesonte.

Me Dursun Mullagen ne dramen Ditet e kiametit e Luan Qafezezit* (1978), vene ne skene nga Esat Oktrova* ne Institutin e Larte te Arteve, ai paraqiti zyrtarin finok, tinezar e te korruptuar, i dhene permes gjetjeve te pasura aktoriale, ne rrafshin e nje satire te mprehte, kurse me rolin e Thanasit ne dramen Hijet e nates e Vedat Kokones* (1984) ne Teatrin Popullor solli nje figure interesante, te mevetesishme, ne nje trajte origjinale, ku zoteronte sarkazma e hidhur, shpotia, por brenda nje gjendjeje dramatike te besueshme qe buronte prej sjelljes te personazhit.

V. Furrxhiu ishte nga aktoret me te spikatur te kinematografise. U dallua per nje loje realiste, me tone psikologjike, rendom me perjetime te kahut dramatik, por edhe me pervijime te mprehta ironike e sarkastike, ku terhoqen vemendjen gjithashtu shija e tij e holle, sqima, finesa, perkujdesja per te nxjerre ne pah elementet me ekspresive ne gdhendjen plot mund e ngulm qe u bente roleve. Nder figurat mbreselense qe krijoi ne kinematofrafi jane: Arifi ne filmin I teti ne bronz (1970) Peliceli ne filmin Malet me blerim mbuluar (1971), Kico Pela ne filmin Njeriu i mire (1982), Latif Bora ne filmin Agimet e stines se madhe (1981) me te cilin ka fituar Kupen e Festivalit V te Filmit Shqiptar.

Fale spikamave ironike e sarkastike, ai beri te dukshem te ky rol anet korruptive te vdirra, mendjemadhesine dhe abuzimin me pushtetin dhe te drejten; kjo saje nje aktrimi qe hidhte drite, jo vetem te karakteri demagogjik i te vertetes se shpallur, por sidomos tek ajo qe ne fakt fshihej pas embrioneve te shprishura e te dhunshme te vete shoqerise te porsa dale nga Lufta e Dyte Boterore. Ne kete menyre iu dha nje permase metaforike paradigmes se njohur te pushtetarit spekulant te kohes.

Besian Vorpsi ne filmin Prilli i thyer, nderuar me Medaljen e Festivalit VII te Filmit etj., solli nje tjeter kah ne interpretimin e V. Furrxhiut, ate me te suksesshmen, gjithashtu edhe me te nderlikuaren: vetironizimin, gjendjen e dyfishte, shpotine me vetveten. Delikatesa, inteligjenca dhe mprehtesia behen te dukshme ne tere arsenalin e mjeteve shprehese qe ai ka perzgjedhur, te funksionet konotative me mbarsje satirike qe u ka atribuar ketyre elementeve, sikurse tek aftesia per te realizuar pa zhurmime dhe efekte speculative kritiken e personazhit saje linjes se holle te autodemaskimit.

Ne lojen e tij si aktor vihet re nje patos i brendshem, theksimi i gjendjeve te pernxitura e nervoze, me qendrime here-here shpotitese, te shoqeruara shpesh edhe me trishtim, pervuajtje e pezem. Ka fituar disa cmime. V. Furrxhiu ka shkruar artikuj e shkrime per teatrin, kinematografine, me mbi 60 njesi bibliografike te botuara apo te kumtuara, si studime, referate, kumtesa, artikuj problemore, recensione.

Ishte hartues i disa programeve mesimore ne Akademine e Arteve*, si dhe bashkeautor i tekstit Mjeshteria e Aktorit. Ka dhene nje ndihmese te vyer pedagogjike ne pergatitjen e studenteve te aktrimit dhe regjisures qysh nga viti 1972 e derisa vdiq nga nje semundje e pasherueshme, duke ndikuar keshtu ne rritjen e kerkesave dhe cilesise artisike. Mbante titullin shkencor profesor, si dhe titullin Artist i Popullit./AktoretShqiptare.com

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here