3 fshatra në Kukës të bllokuara, fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë

0
17






Prej një muaji tre fshatra të Kukësit janë të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave për shkak të reshjeve të dendura.

Gjatë një takimi me Drejtuesin Politik të PD-së për Qarkun e Kukësit Flamur Hoxha, banorët e zonës thonë së shteti nuk ka investuar dhe nuk ka dërguar fadromat për të hapur qarkullimin e mjeteve.

Ata akuzojnë kryetarin e Bashkisë Kukës, që fokusohet vetëm në disa komuna, duke lënë zonën të braktisur.

“Nga bllokimi i rrugës fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë, nuk ka as infermier për të bërë qoftë edhe një gjilpërë, çdo ditë e më shumë fshati po braktiset”, tha një banor.

Përveç faktit të izolimit, banorët shprehin shqetësimin se situata e tyre sa vjen e rëndohet edhe për shkak të kushteve të rënda të jetës, ku u mungojnë uji dhe dritat.

“Rrugë jo, investim jo, shëndetësi dhe arsim këtu nuk ka. Detyra jonë është ta bëjmë faktike, se si është gjendja. Pastaj le të dalë përfaqësuesi i rilindjes apo kryeministri, le të thotë nëse ne po themi diçka që nuk është. Ju s’keni rrugë. Ekonomia juaj është në mjerim. Tre fshatra të bllokuara. Modeli i tyre janë projektet 3D me kulla dhe më rrugë, dhe sipas tyre kjo është Shqipëria e rilindjes”, tha Flamur Hoxha nga fshati Gdhesht në Kukës.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here