Me ligjin nr.7423, datë 13.11.1990 “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor”, i përbërë nga 72 nene, me të cilin u shfuqizua ligji nr.4121, datë 17.3.1966 “Mbi zgjedhjet e Kuvendit Popullor”, u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991. Ky ligj nuk u përdor në zgjedhje të tjera, por vetëm një herë. Pavarësisht ndonjë ndryshimi, në thelb, ligji ruante thelbin e ligjeve zgjedhore të regjimeve komuniste. Sipas këtij ligji:

-Zgjedhjet zhvilloheshin në 250 zona zgjedhore. Shpalleshin fitues ata që merrnin 50% plus 1 vota. Në rast të mosplotësimit në raundin e parë zhvillohej balotazhi.

-Zgjedhësi vijëzonte (prishte) emrat e kandidatëve dhe linte të paprekur atë që votonte.

-Një qendër votimi përbëhej nga 100-600 votues.

-Sipas nenit 23 të drejtën e paraqitjes së kandidatëve për deputetë e kishin: “Partia e Punës, Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Grave, Bashkimi i Rinisë, Komiteti Kombëtar i Veteranëve, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe çdo organizatë ose shoqatë tjetër politike e shoqërore e njohur me ligj”.

-Sipas nenit 35: “Organizatat ose shoqatat që kanë paraqitur kandidatë si dhe çdo kandidat i pavarur duhet të paraqesin publikisht programin përkatës me shkrim ose me gojë. Programet e paraqitura nuk duhet të përmbajnë ide fashiste, raciste, terroriste ose ide të frymëzuara apo huajtura nga organizatat tradhtare të krijuara gjatë Luftës Nacionalçlirimtare”.

-Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ankimohej në Gjykatën e Lartë.

-Orari i votimit ishte 6.00-20.00./55News.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here