Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec mbrëmjen e sotme, ku një 4 vjeçar ka rënë nga kati i 4 i banesës.

Informacion paraprak:

Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore një fëmijë i identifikuar si R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar lëndime fizike.

Sipas informacioneve, 4 vjeçari do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here