45 vjeçari u gjet i pajetë në Vlorë, ishte asfiksuar brenda makinës

Të tjera detja kanë dalë nga gjetja e trupit të pajetë të një 45-vjeçari sot në Vlorë. Viktima i identifikuar si E.Lazaj, ka ndërruar jetë brenda makinës së parkuar në lagjen lagjen “Osman Haxhiu” të qytetit të Vlorës.

Nga hetimet e para dyshohet se 45-vjeçari nuk ka pasur shenj dëmtimi në trupin e tij, ndërsa dyshohet se mund të ketë humbur jetën si pasojë e asfiksisë pasi ka shkuar në gjendje të dehur në automjetin e tij.

45-vjeçari kërkohej prej dy ditësh në familjen e tij, ndërsa ishte një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në makinë 45-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *