“5 milionë euro për kilometër, miku i Ramës fitues i tenderit për rrugën Korçë-Ersekë”

0
41

Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Ervin Minarolli ka deklaruar në SYRI TV se tenderi i rrugës Korçë-Ersekë është i përcaktuar.

Sipas Minarollit kjo rrugë do të paguhet 5 milion euro për 1 kilometër.

Duke folur përballë moderatorit Bled Marku në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Minarolli deklaroi se procedura e tenderit është bërë me fitues të përcaktuar.

Sipas Sekretarit të Burimeve Njerëzore në PD, fituesi është Ndue Kola, miku i afërt i Edi Ramës.

Minarolli deklaroi se edhe pse tenderi nuk është shpallur ende, ai duket i paracaktuar sepse fituesi i vetëm është Kola.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here