Ditën e sotme një ak.sident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku një autobus ka rënë në përrua. Për pasojë ka ndërruar jetë 30-vjeçari, Ledian Lami dhe janë pla.gosur 9 pasagjerë të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bregas, aty ku autobusi i linjës Gramsh-Kërpic është rrëzuar. Shoferit të autobusit Loli Xhepexhiu, i ka rënë të fikët për shkak të luhatjeve që ka patur me tensionin. Në fillim, u bë e ditur se ai po fliste në telefon, mirëpo mesa duket ka pasur probleme me shëndetin.

Sakaq, ABC raporton se numri i pasagjerëve në autobus ka qenë mbi kapacitetin e lejuar. Burime bëjnë me dije nga grupi hetimor se të paktën 7 pasagjerë kanë qenë mbi kapacitetin e lejuar për furgonin që u aksidentua, disa prej tyre kanë qenë të ulur me sediljeve me stola druri.

3 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën për shkak të dëmtimeve të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për një trajtim të specializuar mjekësor. Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë ndërkohë që i treti është sjellë me helikopter.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here