9-vjeçarja u gjet pranë trupit të së ëmës, gruaja dyshohet të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë

0
30

This post has already been read 22 times!

Një grua është gjetur e pajete brenda banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.3 të Pogradecit mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:20. Ajo është një 45-vjeçare me iniciale M.M.

Kur forcat policore hynë në apartament, brenda u gjet edhe vajza 9-vjeçare e saj, e cila vuan nga paaftësi fizike. Vasjza u dërgua në pediatri për kujdes mjekësor pasi nuk ishte ushqyer prej disa orësh.

Nga hetimet paraprake mendohet se gruaja 45-vjeçare mund të ketë nderruar jete disa ditë më parë. Në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhe dyshohet që të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë, do të priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here