A do hiqen maskat dhe ora policore? Ja çfarë po diskuton Komiteti i Ekspertëve, pritet që brenda pak ditësh… –

Komiteti Teknik i Ekspertëve është në shqyrtim të lehtësimit të masave si heqje e maskave në ambientet e jashtme apo heqja e orës policore.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha për Report Tv se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë.

“Të gjithë do e donim një lehtësim të masave, megjithatë duhet t’i gëzohemi faktit që Shqipëria ka qenë me masa të moderuara dhe pandemia ka ecur në nivele të ulëta siç jemi aktualisht. Në fund të majit shpresojmë të lehtësim të masave në orar apo edhe për bizneset.

Deri në këto momente do të vijojmë më këto masa. Unë do të preferoja një lehtësim për sa i përket maskave të mbajtura në ambientet e jashtme, megjithatë duhet të jemi të rezervuar përkundrejt situatës pasi Europa sapo është lehtësuar nga pandemia dhe besojmë që në fund maji mund të ketë lehtësime”, tha Tomini.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *