“A do jesh heroi im?”, Saimiri nuk ndalet, puth edhe Generdën

0
19





Saimiri dhe Generda kanë kaluar çaste shumë të bukura dhe romantike me njëri-tjetrin në jug të Shqipërisë, në det.

Veç të tjerash ata kanë folur për rëndësinë e familjes në jetë, teksa i kanë kërkuar njëri-tjetrit këngën me të cilën do ta përshkruanin marrëdhënien e tyre.

Generda: Do doja të dija nga Saimiri se me cilën këngë na përshkruan ne të dy.

Saimiri: Nuk e di a e ke dëgjuar këngën e Enrique Iglesias, “Hero”.

Generda: Do jesh heroi im?

Saimiri: Shpresoj! Ke menduar një këngë që të na e dedikoje ne të dyve?

Generda: Është ajo kënga e Loredanës.

Saimiri: E kishe imagjinuar se do ishe deri këtu?

Generda: Po sepse e di me çfarë qëllimesh kam ardhur. Dhe jo sepse kishte edhe shumë vajza të tjera dhe këtë nuk mund ta parashikoja, ishte 50% me 50%.

Saimiri: Mendoj edhe ti ke arritur një pikë në jetë që ke plotësuar disa ëndrra dhe do të krijosh një familje.

Generda: Në jetë nuk mund të realizohesh asnjëherë aq sa do. Ka njerëz që arrijnë dhe të tjerë që nuk arrijnë. Unë çfarë kam dashur e kam bërë dhe një nga qëllimet është të krijoj familjen time.

Saimiri: Familja është gjëja më e rëndësishme në botë. Unë u kënaqa shumë sot me ty, kalova më bukur nga çfarë e mendova.

Dua të dish që çdo gjë që kam thënë, apo kam bërë deri tani, ka qenë e vërtetë sepse kështu e kam ndjerë. Shpresoj që të të kem dhënë atë sigurinë që ty të duhet për të realizuar ëndrrën që kemi.

Generda: Pa diskutim që ma ke dhënë, sidomos sonte, dhe unë jam ndjerë shumë mirë me ty dhe të falenderoj.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here