Categories: Uncategorized

A do mbyllen shkollat? Ja si përgjigjet ministrja e Arsimit


Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi në “Quo Vadis” se po merren të gjitha masat paraprake, me qëllim që fëmijët mos t’i rikthehen sërish mësimit online.

“Jo, të gjithë i tremben faktit që shkollat mund të mbyllen përsëri, të gjithë e pamë sesa e vështirë ishte kur fëmijët i mbajtëm mbyllur për muaj të tërë, jo vetëm nga ana e procesit mësimor sepse e dimë shumë mirë që cilësia e procesit mësimor nuk është njësoj si në bankat e shkollës dhe nga shtëpia, por dhe për sa i takon problemeve sociale që u shfaqën tek fëmijët apo dhe prindërit gjatë qëndrimit të tyre, kështu që dëshira jonë është që shkolla të mos mbyllet. Dhe ne po punojmë fort pikërisht për këtë gjë dhe i kemi marrë të gjitha masat, dhe po apelojmë vazhdimisht që të respektohen rregullat që të mos shkojmë drejt një mbylljeje.”

Sipas ministres, nëse nuk respektohen rregullat anti-Covid, ekziston mundësia e mbylljes së shkollave, duke shtuar se ky vendim nuk merret nga Ministria.

“Pra dua të them këtë gjë, nëse nuk do të respektoheshin rregullat patjetër që rreziku ekziston por apeli që ne bëjmë çdo ditë është të respektojmë rregullat, dhe rregullat janë tre, uk janë shumë të vështira, tashmë po mësohemi me to, maskat, distanca, higjiena. Nëse ne respektojmë këto rregulla, rreziku për një mbyllje të dytë kuptohet që është më i ulët. Kjo është një gjë që nuk varet vetëm nga ne dhe ne nuk mund ta parashikojmë çfarë do të ndodhë.”

Sa i përket akuzës nga Sindikata e Pavarur e Arsimtarëve se rritja 15 % e mësuesve nuk është reale, Kushi qartësoi: “Ky është një lajm i mirë në fakt, faleminderit që e bëre këtë pyetje se është lajm i mirë rritja e pagave si për punonjësit e sektorit të Shëndetësisë po ashtu dhe për mësuesit, nuk është rritja e parë gjatë këtyre viteve, është rritur që pas 2013 20 %, dhe me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm kjo rritje do të jetë 15% por mënyra sesi llogaritet, ka një formulë, sipas legjislacionit ky 15% nuk llogaritet mbi pagën NETO, po llogaritet mbi pjesën e funksionit, pra ka një formulë sesi përllogaritet dhe pastaj për punonjës të ndryshëm dalin nivele të ndryshme.”

The post A do mbyllen shkollat? Ja si përgjigjet ministrja e Arsimit appeared first on Roba Da Albanesi.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

13 hours ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

13 hours ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

13 hours ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

13 hours ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

13 hours ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

1 day ago