Rivali i Bashes per drejtimin e PD-së, Fatbardh Kadilli, u pyet nëse do ta përjashtonte zotin Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nëse bëhet kryetar i partisë.



Kadilli theksoi se ish-kryeministri është institucion më vete, nuk është as deputet. Ai shtoi se Berisha si një institucion më vete, e vendos vetë distancën mes tij dhe PD-së, si të jetë më e shëndetshme për Partinë Demokratike.



“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes institucionit mes PD-së dhe tij, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here