A do ta japë dorëheqjen drejtori i policisë së Shkodrës, siç premtoi? Shkodranët jo vetëm që nuk zbatojnë orën policore, por edhe e “sfidojnë” hapur

0
25










11 shkurti shenoi hyrjen ne fuqi te ores se re policore ne Shqiperi, ku nga ora 22.00 ajo u afrua 2 ore me heret ne 20.00 deri ne 06.00 te mengjesit. Policia nga veriu ne jug zbarkoi ne terren me kontrolle per zbatueshmerine, ndersa bujen me te madhe e beri nje deklarate e drejtorit te policise se qarkut Shkoder Niko Brahimaj, i cili sfidoi gazetaret lokal ndersa ju tha se nese gjenin qofte edhe nje lokal te vetem hapur nga nisja e zbatimit te ores policore, ai do te jepte doreheqjen.

Ne fakt perpara kesaj deklarate, Brahimaj do te duhej te ishte menduar mire te leshonte nje deklarate te tille sepse faktet e tradhetojne me shume se asgje. Nese efektivet e vet nuk e kane sinjalizuar dhe ky eshte problem i tij, Brahimaj mjafton te shohe profilet e rrjeteve sociale, ku lokalet e restorantet publikojne pa fund organizimet e tyre duke sfiduar jo vetem policine, por shtetin ne teresi.

Kete nuk vonuan te ja deshmojne edhe pak ore pas deklarates se tij ku me dhjetra mesazhe, foto e video vershuan ne rrjetet sociale duke treguar se aktiviteti i lokaleve vazhdon, ndersa policia gjoja ne rruget e qytetit ushtronte kontrolle per zbatimin e kufizimeve.

Nese Brahimaj kerkon lokale, atehere te dale ne terren vetem ne pedonale, te shohe rrjetet sociale sepse policia ka struktura gjurmuese, por mbi te gjitha te mos shohe kush eshte i ketij apo atij, sepse ne territorin vetem te bashkise Shkoder, lokalet qe veprojne jashte orarit te percaktuar jane me dhjetra te tille. Here te tjera perpara sfidave publike qe i ka te humbura, drejtori i policise duhet te shohe strukturen e vet a eshte ne lartesine e duhur te zbatimit te ligjit. ShkodraNews










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here