Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi konfirmoi se Ilir Meta nuk do ta japë dorëheqjen nga posti i presidentit.

Ai shpjegoi se diçka e tillë do të ndodhte vetëm nëse Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në mënyrë të ndershme.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE! 🇦🇱

Gjatë fushatës, Ilir Meta pati deklaruar se nëse PS fiton mandatin e tretë pa blerë votat, atëherë do të dorëhiqet.

Por këtë të mërkurë ai tha se do të rikthehet në LSI në korrik të 2022.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here