Pasi prezantoi disa formate televizive në Top Channel, Fjoralba Ponarit iu besua moderimi i sezonit të fundit të spektaklit të humorit “Portokalli”. Ndërkohë që bukuroshja bionde shkëlqeu si drejtuese e show-t krah Salsano Rrapit, 27 vjeçarja testoi veten edhe me disa role ku tregoi se ka edhe talent në aktrim. Teksa puna e saj u vlerësua e u pëlqye shumë, të gjithë do të ishin kuriozë a do t’a prezantojë sërish Portokallinë. Sëfundmi, Fjoralba ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ku ka folur për herë të parë për këtë çështje. Prezantuesja ka konfirmuar se edhe sezonin e ardhshëm do t’a moderojë ajo spektaklin e humorit.

“A do jesh prezantuese te Portokalli?” e pyet një ndjekës. Fjoralba nuk ka nguruar të përgjigjet me një “Po”! /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here