Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por priten edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga -2°C në 10°C.





.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here