A duhet të besojmë tek magjia e zezë? Ja faktet t.ronditëse që zbulon teologu

0
19




Teologu Miron Cako thotë se magjia e zeze ekziston dhe nuk kemi të bëjmë me sajesa.

Në emisionin”Abc-ja e mëngjesit” teologu tha se magjia e zezë është një komunikim me demonët kundër një personi, dhe që mund të ketë pasoja të mëdha. Por si mund ta kuptojë një individ nëse i kanë bërë magji?

“Syri i keq dhe magjia e zezë kanë lidhje me njëra-tjetrën. Humbet normalitetin, shikon se diçka është brenda teje, je si i dyzuar, ke një energji negative. Zakonisht krijon përshtjellime në sistemin nervor. Kur nuk ndihesh mirë, djalli kap sistemin nervor dhe më pas ndikon në të gjithë organizmin.

Pastaj mund të shfaqen sëmundje që nuk iu gjendet shkaku, bën analizat dhe del pa probleme shëndetësore. Jeta humbet normalitetin dhe nuk ka një shkak natyral, atëherë kemi të bëjmë me një shkak mbinatyral”, u shpreh teologu.

Çfarë përdoret për të bërë magji? Sipas tij, duke përdorur tradita popullore në familje siç mund të jetë hedhja e kripës në zjarr për syrin e keq, apo përdorimi i hudhrës, patkoit nuk janë asgjë tjetër veçse instrumente magjike.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here