Një burrë shkoi tek një dyqan lulesh dhe i pagoi që shërbimi i tyre ti dërgonte një buqetë nënës së tij që jëtonte 500 km larg. Pasi doli nga dyqani dhe u drejtua për tek makina e tij, pa një vajzë të re që ishte ulur e vetme dhe po qante në trotuar.

 

Ai iu afrua dhe e pyeti, “A je mirë? Çfarë ke që qan??”

Ajo iu përgjigj, “Dua të blej lule për mamanë time, por kam vetëm një dollar, ndërkohë që një lule e vetme kushton 3 dollarë.”

 

Burri qeshi dhe i tha, “Hajde me mua. Do ta blej unë atë lulen për ty.” E mori vajzen, shkuan tek dyqani dhe i tha vajzes që të porosisë lule për mamanë e saj. Teksa vajza po dilte nga dyqani me lulen në dorë, burri i ofroi ta shoqëronte me makinën e tij. Ajo pranoi dhe i tha, “Po të lutem… më dërgo tek mamaja ime.”

 

Ajo e drejtoi atë drejt varrezave dhe vendosi atë lule në një varr të sapo gërmuar. Në atë moment, burri u ndje keq dhe vrapoi tek dyqani i luleve për të anulluar porosinë që bëri më parë. Mori buqetën e luleve në dorë dhe përshkoi 500 km rrugë drejt shtëpisë së mamasë për tia dhënë personalisht lulet.

 

Mësimi:

Jeta është shumë e shkurtër, ne duhet të kalojmë më shumë kohë me njerëzit tanë të dashur, përderisa mundemi!

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here