Analisti Fatos Lubonja, thotë se vendimi i DASH për ta shpallur non grata Sali Berishën eshte sulm i gabuar politikisht dhe që ndikon në dobësimin e opozitës në Shqipëri.

Çfarë duhet të bëjë PD, ngriti pyetjen Lubonja!

Sipas tij, “një nga analizat që duhet të bëjë PD është se sa bindëse ka qenë por dhe sa me dinjitet ka qenë për të bindur këta paretnerë që me cfarë kemi të bëjmë, se ndoshta partneri është i bindur por ka bërë këtë zgjedhje për qëllime një dy tre.

Do isha shumë dakort sikur të kishim një opozitë që diku ka lidhur pakt me terrorizmin, apo me një kthim të Shqipëirsë me një vend islamik, dhe pse kjo është brenda normave, por si në Egjipt, pati ca zgjedhje, fitoi ai që e dënuan më vonë i vëllezërve muslimanë, e pastaj për arsye se aty mori një lloj fondamntalizmi islamik me mështetje evropiane ai u rrëzua nga një grusht shteti nga ky tani që është një diktator.

Po ne nuk kemi rastin e një opozite të tillë, kemi një që si mazhoranca ka qenë e nështruar pro amerikane, këtu them që kjo opozitë, duhet të jetë më luftarake e më me personalitet për të sqaruar, pozicioni ne saj e luftën që bën.

E dyta, po thuhet me fjalë të mëdha që Berisha u tregua shumë i kujdesshëm e mbrojti PD, unë jam kundër, se mendoj që pavarëisht kush është Berisha, jam kundër tezës që po e ndihmojnë amerikanët Bashën duke hequr qafe Berishën e tani do jetë i lirë.

S’mendoj që duke hequr vëllain e madh e i lë pushtetin vëllait të vogël, e pastroka.
Se ngelesh cilimi. E dyta, në rastin konkret, mendoj që po të lëshosh, është detyrë e PD të sqarojë pse mbron dhe Sali Berishën, jo të thotë na la të qetë tani Berisha.

Se nëse s’mbrojnë dot liderin e tyre unë s’kam fije shpresë si qytetar që kjo opozitë më mbron mua.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here