A po zhduket LSI? Haxhiu zbulon rezultatet e sondazhit, ja goditja ‘e fuqishme’ që mori partia e Kryemadhit në zonën që njihet si “bastion” i Ilir Metës

0
17





Nga një sondazh i kryer nga “Gani Bobi” tregon se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një rënie në elektorat, pasi në Qarkun e Beratit sondazhi i jep vetëm 2% të votave. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në vitin 2017, LSI mori në Berat 23.6% ose dy mandate.

Analisti Baton Haxhiu thotë se për këtë sondazh zgjodhi qarkun e Beratit pasi njihet si “bastion” i Ilir Metës dhe në këtë mënyrë mund të shihte se si ka ndryshuar elektorati i LSI.

Haxhiu theksoi se dy arsyet kryesore që kanë sjellë rënien e elektoratit të LSI janë djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale.

Sipas Haxhiut nëse opozita do të kishte ndjekur rrugën radikale apo revolucionare, sjella e elektoratit sot do të ishte ndryshe.

“Nëse LSI dhe PD me djegien e mandateve dhe mos pjesëmarrjen në zgjedhje ta kishin vazhduar idenë revolucionare situata do të ishte ndryshe”, deklaroi ai për Euro News Albania.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here