Adele shfaqet publikisht krah partnerit të ri, nuk është asnjë nga emrat e aluduar





Nuk është as Drake, as Skepta apo Harry Styles. I dashuri i ri i Adele është agjenti sportiv Rich Paul. Ndërkohë që mediat rozë shkruanin pafund për romanca të këngëtares me emrat e lartpërmendur në fakt artistja ishte në krahët e një tjetër personi. Dyshja u shfaqën për herë të parë bashkë dje në publik në finalen e NBA ku u ulen pranë njëri-tjetrit. Pavarësisht se vetë ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen, një reporter i “ESPN” i prezantoi ata si çift. Teksa ishte duke komentuar finalen e NBA, Brian Windhorst u shpreh se Adele është e dashura e Rich Paul.


“Rich Paul sjell të dashurën e tij në ndeshje dhe ulet afër LeBron. E dashura e tij është Adele. Rich Paul është në ndeshje me Adele. Kjo është hera e parë që ata shfaqen bashkë në publik. Kështu që kjo do të jetë në të gjitha tabloidet, veçanërisht në Angli ditën e nesërme” u shpreh Windhorst. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *