“Ah, sa do më marrë malli për ju!” Zemërthyer, Arbana Osmani njofton ndarjen nga jeta të personit të shtrenjtë!

0
13




Arbana Osmani po kalon momente të dhimbshme në familjen e saj. Pak minuta më parë autorja dhe prezantuesja e “Dua të të bëj të lutur” ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur gjyshin e saj.

Krahas një fotoje ku shihet me gjyshin e gjyshen e ndjerë, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse: “Ma puth fort Nanën, o gjysh! Ah, sa do më marrë malli për ju”.

Gjyshi që e ka rritur prezantuesen e Top Channel nuk është krejt i panjohur për publikun. Ai dhe gjyshja kanë qenë pjesë e një surprize që stafi i ka përgatitur prezantueses në fund të para 2 sezoneve të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

E gjendur e papërgatitur por e lumtur pafund dhe e përlotur nga ardhja e dy gjyshërve në studio Arbana asokohe i tha publikut:

“Gjyshërit, janë prindërit e mamit dhe dy njerëzit më të dashur për mua dhe jam shumë e lumtur dhe me fat që edhe sot 86 vjec i kam gjallë dhe i kam afër”.

Në shkurt të vitit që lamë pas, moderatorja humbi gjyshen e saj. Asokohe krahas një fotoje ku shihen të dyja të buzëqeshura, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse: “Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here