Nje punonjes i OSHEE humbi jeten ne spital pasi u demtua duke punuar.



Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, Shkëlqim Onjea, 52 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të ngritur nga OSSH Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit G. C dhe A. T.



Shtetasi G.C, ka ndërruar jetë më vonë në spital.



Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për Krenar Hysenj, 64 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here