Një ngjarje e rëndë është shënuar në Marbella të Spanjës. Një person, është futur me makinën e tij në një bar, duke pla.gosur 10 persona. Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihen njerëz të lënduar të shtrirë përtokë, ndërsa shoferi, shfaqet brenda makinës i tronditur.

Incidenti ka ndodhur në orët e pasdites e në ato momente kalimtarët e klientët në bar kanë qenë të shumtë. Të lënduarit janë duke u transportuar për në spital, e nga raportimet paraprake, thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi që shkaktoi aksidentin është identifikuar si një 30-vjeçar spanjoll. Sipas raportimeve, ai vuante nga problemi i shëndetit mendorë, ndërsa makinën, ia kishte marrë fshehurazi prindërve.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here