Një grua ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka bërë të ditur se një grua tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person femër ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here