Një autobus me turistë shqiptarë është aksidentuar këtë të shtunë në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave vendase, të pla.gosur kanë mbetur disa persona, mes tyre edhe një 14-vjeçar.

I pla.gosur rëndë ka mbetur edhe shoferi i autobusit. Të gjithë turistët mësohet se janë shtetas shqiptarë, ndërsa të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta.

“Më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia.

Në fatkeqësi shoferi i autobusit L.M.(48) nga Shqipëria ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq tre udhëtarë M.H.(46), G.M.(37) dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shqipëria kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir”, kanë njoftuar autoritetet e policisë maqedonase.

 



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here