Aksidentohet çifti në Shkodër/ Vdes gruaja dhe në gjendje kri tike bashkëshorti, qytetari: Është truproja i Tom Doshit

0
161

This post has already been read 29 times!

Shqipëria nuk gjen qetësi përsa i përket aksidenteve. Një aksident tjetër i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Malësi e Madhe – Shkodër. Një automjet në të cilin udhëtonin një çift është përplasur me një trajler ku për pasoje ka humbur jetën gruaja ndërsa burri është plagosur rëndë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe errësira në rrugë.

Burime bëjnë me dije se i pl agosuri është Emirjan Delaj. Sipas një qytetari ai është truproja i Tom Doshit, deputet në parlamentin shqiptar.

Qytetari shkruan:

Budigardi i tom doshit. I ka vdek gruja dhe ai ne gjendje te rende. Ngjarja ka ndodhur dje. Eshte nga Malesia e madhe, por jeton ne Tirane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here