Aksident i frikshëm në autostradë, shoferi i mjetit në gjendje të rëndë –

Nga Policia e Kosovës janë dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar njëri nga shoferët i cili tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot në ora 15:25, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në KM 56, drejtimi Hani Elezit-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme  materiale, të përfshirë në aksident janë një automjet dhe një kamion, meqë rast përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi I automjetit. Deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kanë dalë në vendin e aksidentit, i lënduari është përcjell për trajtim mjekësorë, ndërsa njësia për kontroll dhe menaxhim të trafiku në autostradë  po merret me procedurat tjera në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *