Aksident i rëndë me v.dekje në qytet

0
25










Policia e Durrësit arrestoi një 22-vjeçar, i cili aksidentoi për v.dekje një drejtues biçiklete pasditen e djeshme. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ku i riu me makinë përplasi biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili fillimisht u plagos rëndë dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021,  në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here