Aksident i rëndë në Durrës/ Benzi fluturon ne ajer bicikleten.

0
39

This post has already been read 21 times!

Një burrë që udhëtonte me biçikletë mëngjesin e sotëm u përplas për vdekje nga një automjet tip Benz.

biçiklete-ne-aksident_1

Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit në Durrës. Viktima është një 65 vjeçar ende i pa identifikuar.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse u dërgua në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçikletistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here