Aksident tragjik në aksin Fier-Ballsh, humb jetën një person; dyshohet se është gjymtuar, policia akoma ska informacione

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Ballshit”.

Mësohet se, një person- identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur- ka humbur jetën teksa udhëtonte me motor.

Nga të dhënat e para, kalimtarë të rastit pohojnë se trupi i viktimës është gjymtuar gjatë aksidentit.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *