Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme gjithë vendin. Në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë një “Audi” përplasi makinën e tipit “Toyota” ku ndodheshin 4 anëtarët e një familjeje, prindërit dhe dy vajzat. Fatkeqësisht ata humbën jetën të gjithë  teksa “Audi” u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodheshin brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

Ditën e djeshme, Policia e Vlorës ka lëshuar urdhërin e arrestit për drejtuesin e “Audit” Ilgi Madanin, 22-vjeçarin që dyshohet se është shkaktari i aksidentit fatal. Në njoftimin e policisë, shkruhet se i riu shkaktoi aksidentin pasi humbi kontrollin e mjetit e më pas goditi nga pas mjetin ‘Toyota’ i cili kishte katër persona.

NJOFTIMI: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin: •Igli Madani, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here