Aksidenti tra.gjik në Vlorë/ Reagon Presidenti Ilir Meta, kërkon hetim të plotë



Presidenti Ilir Meta ka reaguar për aksidentin tra.gjik ku u shua familja me katër anëtarë. Teksa u shprehu ngushëllimet familjarëve, Meta kërkoi një hetim të plotë për ngjarjen dhe i bëri apel policisë që të marrë masa për të parandaluar tragjedi të tilla. “Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një ak.sident tra.gjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret”, shkruan Meta.

Makina me të cilën po udhëtontw familja Gushi, u godit nga mbrapa nga një mjet tip Audi dhe për pasojë çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat e tyre të mitura ndërruan jetë. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *