Aksidenti tragjik i merr jetën në një ditë tre mikeshave, ajo që mbijetoi, pësoi dramën e rëndë –

Nje aksident i rende i ka marre jeten tri vajzave mikesha me njera tjetren, ndersa e katerta humbi foshnjën.

Charo Alvarez Amado, 26-vjeçe, Sofia Duro, 26, Florencia Barios, 25 dhe Mikaela Krino Pacher, 25-vjeçare, ishin duke festuar fundin e izolimit nga COVID-19.

Ato u mblodhen për të kaluar fundjavën në shtëpinë e mikeshës së tyre në një plazh të La Plate.

Vajzat për tetë muaj nuk ishin parë me njëra-tjetrën, për shkak të COVID-it.

Sofia ishte shofere e makinës Renault Clio, kur ndodhi aksidenti me një makinë tjetër, brenda së vilës ndodhej një familje. Rruga ku ka ndodhur aksidenti sipas banorëve njihet si “rruga e vdekjes”, pasi shpesh ndodhin aksidente.

Sofia dhe Charo që ishte e ulur në anën e djathtë të shoferit, kanë mbetur të vdekura në vend. Pak orë më vonë, edhe shoqja e tyre, Mikael, ndërroi jetë në spital.

Ndërsa Florenca, e cila ishte 33-javëshe shtatzëne, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të mbajtur në jetë fëmijën, por fatkeqësisht, nuk ka arritur t’ia dalë, duke humbur kështu foshnjën.

Delfina Burlando, mikesha e tyre në shtëpinë e të cilës ishin nisur të ndjera, i ka dhënë lamtumirën e fundit mikeshave me një postim prekës në Instagram.

“Ju dua, përgjithmonë do t’ju dua”, ka shkruar ajo.

Deri më tani nuk dihet shkaku i aksidentit, kurse policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një përplasje të drejtpërdrejtë.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *