Aksidentoi për vdekje familjen në Vlorë, Gjykata jep masën e sigurisë për Igli Madanin



Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Igli Madanin, 22-vjeçarin që akuzohet se shkaktoi aksidentin e rëndë me 4 vik.tima dy ditë më parë në autostradën Levan-Vlorë. Madani është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” nga avokati i tij, pasi ndodhet ende në spital. Edhe pse pala mbrojtëse ka kërkuar një masë më të lehtë duke thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike, kjo nuk është pranuar nga gjykata. Madani, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Toyota” ku udhëtonte Eduart Gushi, 44 vjeç së bashku me bashkëshorten Silvanën, 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u shkatërruar plotësisht dhe duke shkaktuar vde.kjen e 4 anëtarëve të familjes Gushi.

Nga aksidenti kanë mbetur dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të riun, por ata morën plagë të lehta. /News31

.



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *