Nderkohe qe ne gjithe vendin ka nisur aksioni per ndertimet pa leje, ne Elbasan ka ndodhur nje incident.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: S. Ll., 44 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse.

Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here