Akte vandaliste/ Tifozët e Crvena Zvezdës, përleshen me ata të Partizanit në paradën e e titullit (Fotot)

Një përplasje e madhe mes tifozëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Beograd. Crvena Zvezda e kishte siguruar titullin kampion prej kohësh, teksa festa e madhe ishte vendosur të bëhej dje.

Titulli i 32 në histori për Crvenën, teksa tifozët patën një sherr dhe përleshje të madhe me armiqtë e Partizanit, skuadra tjetër e kryeqytetit.

Përplasja e madhe ndodhi në zonën përgjatë lumit Sava, një zonë e mbushur me lokale dhe restorante. Vetëm ndërhyrja e policisë ndikoi në uljen e gjakrave.

Një person ka mbetur i plagosur, teksa janë arrestuar 17 ultras. Në ngjarje shkuan Ministri i Brëndshëm dhe Shefi i Policisë së Beogradit.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *