Aktivizohet sot skenari i parë kundër COVID-19, Edi Rama del me njoftimin e rëndësishëm

0
9

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje mbi strategjinë e luftës kundër COVID-19 që po ndiqet në vendin tonë. Rama bën të ditur se sot aktivizohet skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital.

Gjithashtu Rama informon se sot vijnë 7020 doza të reja vaksina anti-COVID-1 nga kontrata me Pfizer. Jo vetëm kaq, por Rama bën të ditur se janë shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

Postimi i plotë:

#ShqipëriaBuzëqesh. Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.

Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!

#PunëJoGjumë

#SkaKohëPërPushim

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here