Pas më shumë se një muaji i shtruar në spitalin e Durrësit, aktori  i njohur shqiptar Guljelm Radoja është transferuar në Tiranë.

Mesohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe eshte intubuar ne spitalin Shefqet Ndroqi.

Pasojat që Covid-19 i kanë lënë aktorit gjendje të renduar gjendjen shëndetësore.

Pak javë më parë, djali i tij, Redi Radoja, tha në një intervistë për “Shqipëria Live” se gjendja e artistit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet ti ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit në intervistë para 2 javësh.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here