Aktori i njohur Mirush Kabashi ka vuajtur 2 vite nga sëmundja e rëndë, ja si duket ai sot

Aktori Mirush Kabashi prej dy vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë, një lajm tronditës që u bë i ditur në maj kur një punonjës spitali publikoi një foto aktori ishte në një karrige me rrota, në mjediset e spitalit.

Mjeshtri i Madh sapo kishte dalë nga një seancë radioterapie, pasi vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë. Është e dukshme që Kabashi, sot 72 vjeç, nuk e ka humbur besimin dhe shpresën, sepse edhe në atë gjendje, ai pozon duke buzëqeshur.

Por çfarë bëhet sot pas disa muajsh me aktorin e njohur dhe shumë të dashur?

Përgjigjen mund ta merrni nga kjo foto e bërë pak ditë më parë në rrugët e Tiranës, nga Panoramaplus. Siç mund ta shikoni nga fotoja, duket se shëndeti i aktorit është përmirësuar dukshëm dhe ai ecën më ndihmën e një shkopi.

Urojmë shëndet dhe jetë të gjatë për aktorin fort të dashur!