Aktori me famë botërore kërkon ndihmën e shqiptarëve dhe prezanton projektin që lidhet me vendin tonë!



Nëse ju themi emrin e tij Joseph Gordon-Levitt ndoshta shumë prej jush nuk mund ta bëjnë lidhjen me portretin. Por nëse ju themi se është protagonist i “10 Things I Hate About You” me siguri e kuptoni menjëherë për kë bëhet fjalë, pasi pikërisht ky film i dha atij super famë. Për tu pasuar më pas nga Inception, 50/50, The Dark Knight Rise, 500 days of summer, etj.

Po sikur t’ju themi se Joseph Gordon-Levitt ka nevojë për ndihmën tuaj? Ai ka vendosur që në projektin e fundit të përfshijë edhe vendin tonë, andaj kërkon foto të bukura nga Shqipëria. Përmes një statusi në Facebook ai shkruan:

“Përshëndetje, miq në Shqipëri!” Po kërkoj foto të bukura të Shqipërisë për një projekt të ri.” – duke vendosur edhe linkun ku mund të gjeni informacionet që ju duhen.

Aktori nuk ka dhënë detaje se për çfarë projekti bëhet fjalë konkretisht, por ju mos ngurroni të dërgoni foto nëse keni. Bëhet fjalë për një projekt të platformës online që ai ka me emrin “HitRecord”. Kjo është një platformë që përdor një larmi mediash për të prodhuar projekte të tilla si filma të shkurtër, libra, video etj. Nëse një projekt fiton të ardhura, kontribuesit paguhen në bazë të punës që kanë në projektin përfundimtar.

Aktori themeloi këtë platformë në vitin 2005, në bashkëpunim me vëllain e tij, Dan. E gjitha nisi për videot që ata krijonin, por me kalimin e kohës ata e hapën platformën edhe për njerëzit e tjerë.

/News31

.



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *