Aktorja që ka bërë histori në Greqi e pranon me të madhe: Nuk mund të iki nga kjo botë pa thënë se jam shqiptare!

0
35

This post has already been read 22 times!

E kush nuk është dashuruar me Penelopën e bukur greke. Me atë fytyrë të gdhendur mesdhetare që për besnikërinë ndaj dashurisë së saj thurte e çthurte pëlhura për 20 vjet me rradhë. Sepse e tillë është dashuria. Ajo i mbijetoi viteve me forcën e saj.

Greek actress Irene Papas Stock Photo - Alamy

Dhe nëse letërsia greke na ka sjellë imazhe femrash si Helena që shkaktoi një lu ftë për dashurinë, historia e Penelopës na ka magjepsur me besnikërinë e saj. E interpretuar prej një prej artisteve më të njohura greke, një legjende me emrin Irene Papas ky rol është gdhendur në historinë e botës.

Kjo figurë e bukur femërore, e fortë, me ato sytë e thellë që tregojnë vuajtje dhe bukuri njerëzore është gdhendur thellë në memorien e çdo njeriu që njohu moralin e jetës nëpërmjet kinemasë. Që njohu madhështinë dhe pastërtinë e një dashurie në një film epokal siç është Odiseu.

Dhe një rol i interpretuar me madhështi mbetet në jetë të jetëve dhe kthehet në mit. E tillë është dhe Irene Papas.

Deklaratat e saj të fundit, të kësaj diveje të madhe dhe të papërsëritshme të kinemasë që me karrierën e saj u kthye në një legjendë botërore me të vërtet të bëjnë përshtypje. “Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, ka deklaruar diva e kinemasë.

Emri i saj i vërtetë është Irene Leleku dhe se origjina e babait të saj ishte shqiptare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria. Ai ishte një mësues letërsie dhe urrente priftërinjtë”, ka deklaruar diva në biografinë e saj në IDM.

Irene Papas - IMDb

Irene Papas actriz griega n.en 1926 (explore) | Greek beauty, Greek women, Irene papas

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here