Të dashurosh do të thotë të gjesh gjysmën tënde, të gjesh personin që të bën të lumtur pavarësisht se nga vjen ai/ajo, pavarësisht diferencës në kulturë, në fe, në moshë, apo ngjyrës së lëkurës.

Imagjinoni ta keni gjetur këtë person dhe për shkak të sterotipeve apo mentalitetit të njerëzve të tjerë të mos e jetosh jetën ashtu si dëshiron ti me personin e zemrës?

Historia që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, ishte një histori dashurie tepër e madhe e cila ka thyer çdo barrierë, çdo sfidë, çdo paragjykim dhe tabu që ka pasur shoqëria shqiptare ndër vite. Bëhet fjalë për historinë e dashurisë së aktores tepër të njohur nga Kosova, Adriana Matoshi me futbollistin 21-vjeçar, Keith Groeneveld. Adriana është një emër tepër i njohur për publikun shqiptar, pasi ka fituar një sërë çmimesh për rolet që ka interpretuar gjatë karrierës së saj artistike. Gjithashtu së fundmi ajo është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës, por lidhja e saj me Keith ka qenë gjithmonë një ndër temat më të përfolura në media.

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur i dashuri i Adrianës, Keith i cili kishte vendosur që ta surprizonte atë në një mënyrë tepër të veçantë. Keith në studio rrëfeu momentin kur ishte njohur për herë të parë me Adrianën duke thënë: E kam njohur tek lokali i saj dhe nga dikush aty mësova se si flirtonin çunat shqiptarë. I’u afrova aty afër dhe i thashë: “Ej pjeshk, ti shumë e bukur! Marshallah!”.

Gjithashtu Keith tregoi se për Adrianën ka qenë tepër e vështirë që të përballet me sulmet e vazhdueshme që i bëjnë asaj në rrjetet sociale për lidhjen që ka. Prandaj për këtë arsye ai kishte zgjedhur që t’i bënte një surprizë që të mos e harronte kurrë. “Më ke munguar tepër dhe të dua shumë. Ti e meriton që të jesh e lumtur, sepse ti je një femër tepër e veçantë dhe dëshiroja që të të surprizoja në këtë mënyrë tepër të veçantë!”,- ishte mesazhi i Keith për Adrianën.

Nga ana tjetër e studios, Adriana u surprizua tepër kur zbuloi që ftesën ia kishte bërë Keith. Ajo u shpreh se mendonte që Keith ishte akoma në Belgjikë dhe se nuk e kishte menduar kurrë që kjo surprizë kaq e veçantë do të ishte nga ai. “Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur!”, u shpreh Adriana.

Gjatë bisedës në studio, Keith dhe Adriana rrëfyen momentin e parë kur ai ishte njohur me prindërit dhe fëmijët e Adrianës duke thënë: Fëmijët e mi kanë qenë tepër mbështetje e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi të cilët e pëlqyen tepër e më pas më fëmijët me të cilët shkon shumë mirë.

Gjithashtu Adriana rrëfeu vështirësitë me të cilat është përballur kur prezantoi lidhjen e saj të re. “Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racist. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese herë ishin komplimentuese”, shtoi Adriana.

Në fund, Keith kishte përgatitur disa surpriza tepër të veçanta për Adrianën, ku një ndër to ishte rikrijimi i takimit të parë midis tyre dhe dedikimi i një kënge që ai e këndoi live vetëm për të.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here